Finlandë: Virusi anglez shkakton situatën e ngjashme me pranverën e shkuar
Qeveria finlandeze planifikon të marrë masa të përshtatshme me sitautën e shkaktuar nga koronavirusi, veçmas nga varianti i ri.
Ministrja e Shkencës dhe Kulturës, Annika Saarikko, (nga partia e Qendrës) deklaroi se tani jemi në një situatë të ngjashme me pranverën e shkuar, njofton Hs, transmeton RTKLive.
Ajo mbështetë zbatimin e testit kundër koronavirusit, me pjesëmarrjen aktive të kujdesit shëndetësor jo vetëm publik, por edhe ai privat, që të ruhet mirëqenia shëndetësore edhe te të rinjtë.
Ndërkaq ministrja e Brendshme, Maria Ohisalo, (nga partia e Gjelbër) mendon se në parandalimin e përhapjes së infeksionit të kronavirusit, sidomos atij të variantit të ri, duhet shtrënguar masat në fushën e transportit, që pasagjerët të kenë fluturime më të rralla, sio dhe të bëhen testime për koronavirusin.
Ajo fton qytetarët të qëndrojnë në vendlindje, të mos udhëtojnë jashtë shtetit, sepse ka rrezik të infektimit nga varianti i ri i virusit, që është më i rrezikshëm./RTKLive























