Rritet raporti i borxhit ndaj prodhimit të brendshëm bruto
BKT
   Bota

Rritet raporti i borxhit ndaj prodhimit të brendshëm bruto

Raporti i borxhit të qeverisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Bashkimin Evropian u rrit në 89.8 për qind në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020.

Në mes të ndikimit të politikave për përgjigje të masave për parandalimin e COVID-19, raporti u rrit nga 87.7 për qind në tremujorin e mëparshëm dhe 79.2 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2019, njoftoi Zyra statistikore evropiane "Eurostat".

Shifra në zonën e euros, 19 nga 27 anëtarët e BE-së që përdorin euron, arriti 97.3 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020, nga 95 për qind në tremujorin e mëparshëm dhe 85.8 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2019.

Rritjet janë shkaktuar nga dy faktorë, borxhi qeveritar në rritje të konsiderueshme dhe PBB-së në rënie, theksoi Eurostat.

Vendet me raportin më të lartë të borxhit të përgjithshëm qeveritarë ndaj PBB-së në bllok janë Greqia 199.9 për qind, Italia 154.2 për qind dhe Portugalia me 130.8 për qind.

Këto vende u pasuan nga Qiproja Jugore me 119.5 për qind dhe Franca me 116.5 për qind.

Pesë shtete shënuan rënie në raportet tremujore të borxhit ndaj PBB-së ndërsa 20 shtete anëtare regjistruan rritje.

Raporti mbeti i qëndrueshëm në Estoni dhe Holandë.

"Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, të gjitha vendet anëtare regjistruan një rritje të raportit të tyre të borxhit ndaj PBB-së në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020", theksoi Eurostat.

Të dhënat treguan se raporti i rregulluar sezonal i qeverive të deficitit ndaj PBB-së shënoi rënie në 5.8 për qind në zonën e euros me 19 anëtare dhe në 5.6 për qind në 27 vendet e BE-së.

“Raporti i deficitit ndaj PBB-së ishte më i ulët për shkak të rritjes së PBB-së, të ardhurave më të larta dhe shpenzimeve më të ulëta. Në tremujorin e tretë të vitit 2020, të gjitha vendet anëtare vazhduan të regjistrojnë deficit qeveritar”, shtoi Eurostat.

Shpenzimet totale të qeverive në zonën e euros ishin 52.1 për qind të PBB-së gjatë së njëjtës periudhë, nga 59.6 për qind në tremujorin paraardhës.

Ky numër ishte 51.6 për qind në BE, nga 59 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020.