Japoni: Rriten rastet e vetëvrasjeve, shkak pandemia
BKT
   Bota

Japoni: Rriten rastet e vetëvrasjeve, shkak pandemia

Numri i vetëvrasjeve në Japoni në vitin e kaluar është rritur më së shumti brenda kësaj dekade.

Japonia ka kohë që ka probleme me nivelet e larta të vetëvrasjeve.

Përpjekjet për të kapërcyer problemin, përfshirë edhe rritjen e mbështetjes për njerëzit që vuajnë nga sëmundje mendore, për disa vite kanë kontribuar në uljen e niveleve të vetëvrasjeve, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Por gjatë vitit të kaluar pandemik, 20,919 kryen vetëvrasje, sipas shifrave paraprake të autoriteteve.

Kjo do të thotë një rritje prej 3.7 për qind në krahasim me 2019.

Sipas statistikave shtetërore, më së shumti që kanë kryer vetëvrasje janë gratë dhe fëmijët.

Ekspertët në të gjithë botën kanë paralajmëruar për një rrezik në rritje të vetëvrasjes për shkak të vështirësive financiare, stresit psikologjik, vetmisë dhe pasojave të tjera të pandemisë.

"Virusi i koronës është padyshim një faktor i rëndësishëm," tha Michiko Ueda, shkencëtar në Universitetin Waseda në Tokio, i cili po studion vetëvrasje në Japoni.

Tutje shtoi ai se kaq gjasa që shifrat të rriten edhe këtë vit./RTKLive