Simptomat aktuale të COVID-19, variantin e ri e gjendjen në Kosovë

Simptomat aktuale të COVID-19, variantin e ri e gjendjen në Kosovë

Shumë shtete po përballen me përhapjen e një varianti të ri të COVID-19, i cili po vlerësohet të jetë më shpejtë i transmetueshëm.

Raste të infektuara me këtë variant janë regjistruar edhe në rajon, derisa parandalimi i përhapjes së tij thuhet se do të jetë i pamundur edhe për vendin, raporton Gazeta Express.

Varianti i ri i COVID-19, ka filluar të përhapet me shpejtësi në mbi 60 vende të botës. Ky variant i cili është paraqitur fillimisht në Britaninë e Madhe mund të jetë i pranishëm edhe në vend.

Së fundmi raste të infektuara me virus janë evidentuar edhe në Gjermani.

 Eksperti kosovar i shëndetësisë në Gjermani, Halil Krasniqi, në një intervistë për Express, ka treguar për gjendjen me pandeminë në këtë shtet, derisa ka thënë se mutacione të reja të COVID-19 është e pamundur të mos depërtojnë edhe në Kosovë.

Ai ka thënë se me një menaxhim të mirë, pandemia në vend mund të kalohet shumë lehtë dhe me pak viktima.

Krasniqi ka treguar edhe cilat janë simptomat aktuale të këtij virusi, duke përmendur ethet, lodhjen, dhimbjen e kyçeve, hundët e zëna, inflamacionin e syve e problemet në mushkëri.

Përndryshe, ai ka thënë se punëtorët shëndetësorë në Kosovë në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë e institucionet tjera mund ta menaxhojnë situatën në rast se përhapet një mutacion i ri i virusit në vend, edhe pse është shprehur se nuk ka personel të mjaftueshëm në Epidemiologji, Virologji e fusha tjera.

 Sikur të gjitha shtetet e botës të cilat pësuan pandeminë me virusin COVID, është pothuajse e pamundur që në Kosovë të mos depërtojnë mutacionet e reja të virusit SARS-COV-2. Popullata e Kosovës është në tërë botën prezente dhe aktive. Prandaj është shumë e rëndësishme të testohen udhëtarët ajror dhe tokësor me dhe pa simptoma, duke identifikuar infeksionin dhe duke ulur numrin e të sëmurëve. Gjithashtu është e rëndësishme disiplina dhe përmbajtja e rregullave pandemike.

Unë mendoj që menaxhimi i mirë politik dhe mjekësor në popullatën kosovare me 1.8 milionë banorë, mund të kaloj pandeminë shumë lehtë dhe me pak viktima. Kufizimet normale në jetën e përditshme mund të sjellin efekte të duhura.

Më e rëndësishme është testimi i rregullt i të moshuarve dhe atyre të cilët janë të rrezikuar nga shëndeti dhe imuniteti i dobët.

 Unë mendoj se koleget medicional dhe personeli shëndetësor, në kooperacion të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore, mund të menaxhojnë situatën në rast të përhapjes së mutacionit të ri të virusit.

Deri tani ishte e mundur me kushtet dominante në Kosovë të menaxhohen edhe situata të ndërlikuara pandemike.

Neve në Kosovë nuk kemi personel të mjaftueshëm specialistik në Virologji, Epidemiologji, Farmakologji, Biologji, Higjienë etj. se përndryshe popullata do të ishte më e sigurt dhe kontrollimi i infeksioneve, trajtimi i tyre dhe regjenerimi i të sëmurëve do të ishte më i lehtë.

Respektimi i rregullores “HMD”, higjienë-maskë-distancë, është me i rëndësishmi dhe prioritar në luftën kundër infeksionit dhe ruajtjen e shëndetit tonë.

: Simptomat aktuale të COVID-19 janë: Simptoma të ngjashme me gripin (ethe, të dridhura, lodhje dhe kollë), simptomat e hundës së lëngshme (me hundë të lëngshme, teshtimë, tharje të fytit dhe hundë të zënë), dhimbje të kyçeve dhe muskujve, inflamacion i syve dhe mukozave, probleme të mushkërive (me pneumoni dhe gulçim), probleme gastrointestinale (me diarre, nauze të shoqëruar me dhimbje koke), humbja e nuhatjes dhe shijes.

 Pas shumë diskutimeve në parlamentin gjerman, është aprovuar sërish një vazhdim i Lockdown tani më ashpërsues deri më datën 14 shkurt.

Sipas mendimit tim në pozitën mjekësore, politike, si koordinator në Institutin e Shëndetësisë dhe pas vlerësimit të situatës me pandeminë, kjo situatë do të zgjasë së paku deri në fund të prillit duke e vazhduar Lockdown çdo 2 javë.

 I ashtuquajturi mega lockdown nga dje në gjermani përfshin: Mbylljen e shkollave dhe çerdheve, mbylljen e lokaleve, restoranteve dhe të bizneseve, konsumatorët mund të porosisin artikuj online të cilët mund të pranohen në derën e lokalit apo te transferohen në shtëpi, ka kufizime të qarkullimit jashtë shtëpisë dhe takimi me të tjerët është i kufizuar.

Momentalisht është situata e tillë që me çdo kusht po insistohet parandalimi i mutacioneve te reja, të cilat kanë arritur në Gjermani ku kemi aktualisht 26 raste te infeksioneve me mutacionin e ri ne 16 republika të Gjermanisë.

Deri  tani kemi 13.000 Corona- Mutacione, kurse 400 mutacione të  Sars-CoV-2-shfaqen sërish në popullatë. Aktualisht kemi mutacionin e Britanisë së Madhe B.1.1.7 dhe atë të Afrikës jugore 501.V2, të cilët janë shume agresiv dhe posedojnë aftësinë e infeksionit rreth 70%.

 Nga shqetësimi i madh që mutacioni të shkaktojë dëme të mëdha shëndetësore, në disa republika do të jetë obligim përdorimi i maskava mbrojtëse FFP2.

Këto maska mbrojtëse janë më efikase për mbrojtje nga infeksioni. Problemin kryesor tanimë e kemi në shtëpitë e pleqve, ku infeksioni është dukshëm më i rritur se në institucionet tjera. Rreth 60% të të vdekurve nga dhe me corona, janë banorë të shtëpisë së pleqve.

 Nga rreziku i dëmeve shëndetësore prej mutacioneve të Corona-Virusit dhe duke marre parasysh numrin e infeksioneve, janë mobilizuat të gjitha institucionet shëndetësore në krye me institutin Robert Koch, qeveritarët e të gjitha republikave e shoqata të ndryshme, që të parandalojnë infeksionet dhe uljen e vdekshmërisë.

Duke marrë parasysh disiplinën dhe kulturën në Gjermani, deri tani është duke shkuar çdo gjë sipas rregullores së pandemisë, ligjeve shtetërore dhe instruksioneve të organeve kompetente.

Për ta kontrolluar dhe kufizuar infeksionin me mutacionet e Corona-Virusit, Qeveria e Gjermane obligon dhe detyron laboratorët të kërkojnë posaçërisht të zbulojnë mutacionet e rrezikshme shumë ngjitëse të koronavirusit.

Kjo është parashikuar në një rregullore për renditjen e gjeneve të paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë. Qëllimi është që të shqyrtohen të paktën pesë për qind e mostrave pozitive për mutacionet gjenike në të ardhmen.

 Spitalet në Gjermani janë pjesërisht të ngarkuara me të sëmurë. Ende nuk planifikohet trajtim i pacienteve elektiv. Kryesisht trajtohen pacientet me sëmundje akute dhe urgjente.

Nga 1 mijë e 925 spitale, 498 mijë shtretër normal dhe 30 mijë e 58 shtretër intensiv (reanimacion) me datën 20.01.2021 ishin 22 mijë e 753 shtretër intensiv të zënë me pacientë të cilët kërkojnë shërim intensiv.

Një numër i pacienteve të shtrirë në këta shtretër vuajnë edhe nga pezmatimi i mushkërive prej mbajtjes së maskës.