Finlandë: 192 raste të reja të infektuar me koronavirus, 11 të vdekur
BKT
   Bota

Finlandë: 192 raste të reja të infektuar me koronavirus, 11 të vdekur

Deri më sot rreth 106,000 finlandezë kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Gjatë kësaj jave, 45,000 doza të tjera mbërrijnë në Finlandë.

Instituti për Shëndetësi dhe Mirëqenie njoftoni sot për 192 raste të reja të infeksionit me COVID-19. Kjo do të thotë se gjithsej 42,772 njerëz janë të infektuar nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Ndërkohë që nga e premtja e kaluar 11 persona kanë humbur jetën, si pasojëe infeksionit me covid-19. Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi arrin në 655 veta.

Shumica e rasteve të vdekjeve, 426 prej tyre, kanë qenë personat me moshë mbi 80 vjeçe.

Deri më tani, Finlanda ka marrë rreth 195,000 doza të vaksinës dhe këtë javë dhe javët në vijim, pritet të vijnë edhe rreth 45,000 doza të tjera.

Bëhet e ditur se vaksinimi po përparon, ku deri më tani janë vaksinuar afro 106,098 njerëz në Finlandë, e cila korrespondon me rreth 1.9 përqind të popullsisë./RTKLive