22:49 / 25.01.2021
Administrata e Biden kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalny
Administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden i bëri thirrje Rusisë sot që menjëherë të lirojë liderin e opozitës Alexei Navalny dhe mbështetësit e tij, të cilët u arrestuan gjatë një proteste në Moskë të shtunën.
"Ne u bëjmë thirrje autoriteteve ruse të lirojnë të gjithë të arrestuarit për manifestimin e të drejtave të tyre dhe ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Alexei Navalny," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, siç raportohet nga Independent.
Para administratës së Biden, Departamenti i Shtetit gjithashtu kërkoi që Navalny të lihej i lirë gjatë fundjavës.























