Mbi 5 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Mbi 5 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

5 mijë e 852 është numri i rasteve aktive me Covid-19 aktualisht në vendin tonë.

Që nga marsi kur u paraqiten rastet e para, numri total i rasteve pozitive është 58 mijë e 399 raste nga 221 mijë e 663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në  mijë e 466.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 mijë e 81 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ka njoftuar sot IKSHPK.. /Lajmi.net/ 


MË SHUME NGA Shëndetësi