07:57 / 26.01.2021
Travell, gruaja e parë mjeke e presidentit të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, John F. Kennedy më 26 janar të vitit 1961, ka emëruar Janet G. Travell si mjeken e tij.
Kjo ishte hera e parë që një grua mban postin e mjekut të presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë.
Travell (1901 – 1997 ) mbeti aktive në fushën e mjekësisë deri në fund, duke shkruar, dhënë leksione dhe duke marrë pjesë në konferenca shkencore. /KosovaPress/























