Zelanda e Re pritet që sivjet të mbajë kufijtë e saj të mbyllur
BKT
   Bota

Zelanda e Re pritet që sivjet të mbajë kufijtë e saj të mbyllur

Nuk duhet të pritet që ndokush të jetë në gjendje të udhëtojë në Zelandën e Re në të ardhmen e afërt, thotë kryeministri i vendit.

Zelanda e Re do të vazhdojë të jetë e mbyllur për udhëtarët nga shumica e botës në të ardhmen e afërt, deklaroi kryeministrja Jacinda Ardern, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

"Duke pasur parasysh rreziqet në botën përreth nesh dhe pasigurinë përreth shpërndarjes globale të vaksinave, ajo çfarë pritet është se do të ndikohemi të jemi të kufizuar në pjesën më të madhe të këtij viti," tha ajo në një konferencë shtypi.

Më tej ajo sqaroi se për të rifilluar udhëtimi, është e nevojshme të sigurohet që ata që kanë marrë vaksinën nuk mund të përhapin koronavirusin tek të tjerët, ose që një pjesë mjaft e madhe e popullatës së tyre të jetë vaksinuar.

Tutjse ajo shtoi se sidoqoftë, vendi nuk do të izolohet plotësisht, pasi pritet të vazhdojë me flluska udhëtimi në Australi dhe vendet e Paqësorit.

“Por pjesa tjetër e botës thjesht do të thotë një rrezik shumë i madh për shëndetin dhe ekonominë tonë që ne të marrim atë rrezik për momentin”, deklaroi Ardern./RTKLive