Bie qeveria “Conte”, kryeministri italian zyrtarizon sot dorëheqjen
BKT
   Bota

Bie qeveria “Conte”, kryeministri italian zyrtarizon sot dorëheqjen

Sot në ora 09.00, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri italian Giuseppe Conte do ti paraqesë kabinetit të tij dorëheqjen nga posti që mban prej 1 qershorit 2018.

Lajmi u konfirmua një ditë më parë për gazetaren e Ora News Alba Kepi nga zyra e kryeministrit italian.

“Do të mblidhet nesër në ora 09:00 Këshillit të Ministrave gjatë cilit kryeministri Giuseppe Conte do ti komunikojë ministrave dorëheqjen e tij.

Kryeministri Conte do të takohet me presidentin e Republikës Sergio Mattarella“, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit italian për Ora News.

Siç raporton gazetarja Alba Kepi, takimi Conte-Mattarella pritet të mbahet ditën e nesërme.