08:21 / 26.01.2021
Gjermania regjistron 903 vdekje ditore nga COVID-19
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 6,408 në 2,148,077, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 903 në 52,990, tregoi numri.























