09:20 / 26.01.2021
SHBA shënon më tepër se 147 mijë raste të reja me COVID-19
Shtetet e Bashkuara raportuan 147,254 infeksione të reja me koronavirus dhe 1,758 viktima të lidhura me virusin të hënën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn
Sipas vlerësimeve të JHU, gjithsej në të gjithë vendin tani qëndrojnë në 25,293,201 raste, përfshirë 420,972 vdekje.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.























