11:16 / 26.01.2021
Shkon në 100 milionë numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën
Më konkretisht, sipas të dhënave të mbledhura nga Worldometer, numri i të infektuarve është 100,318,660.
Nga ky total, të paktën 2.1 milionë persona nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë virusit. Kurse, 72,3 milionë rezulton të jetë numri i të shëruarve.
SHBA, vendi më i prekur nga pandemia, numëron rreth 26 milionë raste pozitive për Covid-19. Kurse, bilanci i viktimave është 431,392. India ka konfirmuar rreth 10.7 të infektuar prej të cilëve 153,624 kanë humbur jetën.
Kurse, Brazili, vendi më i prekur nga pandemia në Amerikën Latine, ka rreth 8.88 milionë të infektuar ndërsa bilanci i viktimave është 217,712./abcnews.al/























