Invalid i luftës së UÇK-së dhe babai i tre fëmijëve ka nevojë për ndihmë

Invalid i luftës së UÇK-së dhe babai i tre fëmijëve ka nevojë për ndihmë

Shpëtim Heta ish ushtar i kompanisë se dytë batalionit te dytë në Brigadën 113 Mujë Krasniqi dhe është invalid i luftës së UÇK-së me shkallë 70% babi i tre fëmijëve.

 

Ai përballet me një sëmundje të rëndë që ka nevojë për mbështetje financiare.

Kohëve të fundit ai është diagnostifikuar “Cirrhosis Hepatis Decompensatum Autoimuna”, dhe i duhet ndërhyrje urgjente për transplatim të mëlçisë.

Shpëtimi trajtimin nuk mund ta marrë në institucionet shëndetësore të Kosovës, por për një gjë të tillë i duhet te shtrihet në njërin nga spitalet e Turqisë.

Trajtimi i tij kushton rreth 70 mijë euro, dhe kjo shumë është e papërballueshme për familjen.

Bankat ku mund ta ndihmoni ish-ushtarin e UÇK-së:

– Raiffeisen Bank: 1501070000566263

– SWIFT CODE: RBKOXKPR

– Moneygram / Western Union – FANË HETA (nëna)