14:41 / 26.01.2021
Suedi: Sot janë raportuar 242 vdekje të reja.
Bëhet e ditur se 11,247 njerëz me covid-19 kanë vdekur në Suedi.
Rreth 556,289 njerëz janë konfirmuar se janë infektuar me koronavirus në Suedi që nga fillimi i pandemisë.
Kjo është një rritje prej 9,123 rastesh të reja, ndërkohë që 4,794 njerëz janë në kujdesin intensiv për shkak të covid-19, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.
Sipas Regjistrit Suedez të Kujdesit Intensiv, 267 pacientë aktualisht janë duke marrë kujdes intensiv për shkak të covid-19.
Që nga 25 janari, 192.700 vaksinime kundër covid-19 janë raportuar në Regjistrin Kombëtar të Vaksinimit./RTKLive























