09:42 / 27.01.2021
Tërmet në rajonin e Gostivarit
Një tërmet prej 3.5 ballë është regjistruar sot në ora 07:44 minuta në rajonin e Gostivarit.
Ndërkohë që mbrëmë në rajonin e Mavrovës diku rreth orës 01:30 minuta gjithashtu është regjistruar një tërmet prej 3.2 ballë.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar në rajonin e Leunovës kishte disa tërmete me radhë me pasojë vetëm dëme materiale.























