11:35 / 27.01.2021
Kabul, 2 të vdekur në sulmin me bombë ndaj automjeteve të policisë
Zëdhënësja e Drejtorisë së Sigurisë së Kabulit, Ferdevsa Faramarz tha se në Dispeçerin e Kabulit dhe në rajonet e Salim Karwan u kryen sulme me bomba ndaj automjeteve të policisë.
Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, 2 nëpunës të sigurisë humbën jetën si pasojë e sulmeve me bomba ndaj automjeteve të policisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Drejtorisë së Sigurisë së Kabulit, Ferdevsa Faramarz njoftoi se në Dispeçerin e Kabulit dhe në rajonet e Salim Karwan u kryen sulme me bomba ndaj automjeteve të policisë.
Farmarz gjithashtu njoftoi se si pasojë e sulmeve 2 nëpunës të sigurisë humbën jetën dhe 4 nëpunës tjerë u plagosën rëndë.
Ndërsa deri më tani përgjegjësinë për sulmin nuk e mori përsipër askush.























