11:36 / 27.01.2021
Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë
Agjencia meteorologjike japoneze theksoi se tërmeti është regjistruar në thellësi prej 130 kilometra në ora 14:07 sipas kohës lokale.
Një tërmet me fuqi prej 5,4 ballë ka goditur veriun e Japonisë.
Agjencia meteorologjike japoneze theksoi se tërmeti është regjistruar në thellësi prej 130 kilometra në ora 14:07 sipas kohës lokale. Është regjistruar në rajonin Hidaka në Hokkaido.
Tërmeti është ndjerë edhe në zonat tjera. Nga agjencia theksohet se nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.























