Presidenti i Indonezisë merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, mori dozën e tij të parë më 13 janar dhe vaksinimi masiv i profesionistëve të kujdesit shëndetësor filloi më 14 janar.
Presidenti indonezian, Joko Widodo, në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Pallati Presidencial në kryeqytetin Xhakarta, mori dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVD-19) të zhvilluar nga firma kineze Sinovac.
Doza e dytë e vaksinës COVID-19 po ashtu iu dha shefit ushtarak Hadi Tjahjanto, ministrit të Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin dhe kryetarit të Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave, Penny Kusumastuti Lukito.
Në një deklaratë, Widodo tha se Indonezia filloi dozën e dytë të vaksinave COVID-19 dy javë pas marrjes së dozës së parë dhe bëri thirrje për pajtueshmëri të kujdesshme me protokollet shëndetësore dhe shmangien e lëvizjes sociale.
Presidenti i Indonezisë mori dozën e tij të parë më 13 janar dhe vaksinimi masiv i profesionistëve të kujdesit shëndetësor filloi më 14 janar. Qeveria e Indonezisë synon të vaksinojë 181.5 milionë njerëz deri në vitin e ardhshëm.
Ky vend deri më tani ka raportuar mbi 1.1 milion raste të koronavirusit, ndërsa 28.468 njerëz kanë vdekur si pasojë e virusit.























