Padi kolektive ndaj policisë franceze për diskriminimin gjatë kontrolleve
Gjashtë organizata joqeveritare thonë se do të hapin procesin gjyqësor kundër Francës lidhur me pretendimet për diskriminim sistematik nga policia gjatë kryerjes së kontrolleve të identifikimit.
Gjashtë organizata joqeveritare njoftuan se do të iniciojnë padinë e parë kolektive kundër Francës nën dyshimet për diskriminim sistematik nga policia që kryen kontrollet e identifikimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Organizatat, në mesin e të cilave Human Rights Watch (HRW) dhe Amnesty International, pretendojnë se policia franceze përdor profilin racor gjatë kontrolleve, duke synuar personat me ngjyrë ose me ata me origjinë arabe.
OJQ-të nuk po kërkojnë dëmshpërblime në para, por përkundrazi, kërkojnë reforma të thella që të sigurohen se profili racor të mos jetë përcaktues se kë ndalon policia.
Shkresa me të cilën njoftuan zyrtarisht kryeministrin e Francës dhe ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë u dorëzua sot. Organizatat planifikojnë një konferencë për media në Paris në lidhje me iniciativën e tyre për padinë kolektive ndaj policisë franceze.























