Bullgari, Vulchev drejtori i ri i agjencisë bullgare të lajmeve, BTA
BKT
   Bota

Bullgari, Vulchev drejtori i ri i agjencisë bullgare të lajmeve, BTA

Parlamenti bullgar zgjodhi sot Kiril Vulchev si drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Bullgare të Lajmeve (BTA) me një mandat pesëvjeçar.

Vulchev u zgjodh me 105 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ai bëri betimin menjëherë pas zgjedhjes nga parlamenti.

BTA kishte shprehur mbështetjen e saj për gazetarin dhe juristin Kiril Vulchev, i cili filloi si një reporter në agjencinë e lajmeve dhe që nga ajo kohë edhe si këshilltari i saj ligjor.

Zgjedhja e Vulchevit në këtë post vjen pasi drejtori i BTA-së, Maxim Minchev vdiq nëntorin e kaluar pasi po trajtohej për COVID-19./atsh