Madridi pezullon përkohësisht vaksinimet kundër koronavrusit
BKT
   Bota

Madridi pezullon përkohësisht vaksinimet kundër koronavrusit

Kryeqyteti spanjoll, Madrid, po pezullon përkohësisht vaksinimet kundër koronarvirusit, sepse dozat e vaksinave po mbarojnë.

Ignacio Aguado, zëvendëskryetari për rajonin e Madridit, tha të mërkurën se marrësve të rinj të vaksinave nuk do t'u jepet më vaksina këtë javë dhe javën tjetër, njofton Reuters, transmeton RTKLive

Dozat e mbetura të vaksinës në magazinë do të kursehen për ata që presin dozën e dytë të vaksinës. Sipas Aguado, 180,000 njerëz janë vaksinuar deri tani në zonën e Madridit.

Sipas Aguado, arsyeja e ndërprerjes së vaksinimeve është ndërprerja e furnizimeve. Në Spanjë, janë dhënë gjithsej më shumë se 1.3 milion doza të vaksinës.

Shumica e vaksinave u janë dhënë banorëve të shtëpive të të moshuarve dhe punonjësve të linjës së parë të kujdesit shëndetësor.

Rreth një në dhjetë nga të gjithë marrësit e vaksinës tashmë kanë marrë një dozë të dytë të vaksinës./RTKLive