14:57 / 27.01.2021
Dhjetëra të vdekur në një aksident rrugor në Kamerun
Të paktën 53 njerëz kanë vdekur në Kamerun, në Afrikën Perëndimore, kur një autobus dhe një kamion që mbanin karburant u përplasën dhe të dy morën flakë, thanë autoritetet lokale.
Vetëm 9 njerëz i mbijetuan aksidentit, por shumica kanë djegie shumë të rënda, njofton IS, transmeton RTKLive.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës katër e gjysmë në mëngjes, sipas kohës lokale, në Provincën Dschang, në pjesën perëndimore të vendit, në një zonë të njohur për aksidente.
Sipas vlerësimeve paraprake, kamioni mund të ketë pasur një prishje të frenave./RTKLive























