Indi: Fermerët protestojnë në qendër të Delhit
Niveli i sigurisë po rritet në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, ku disa rrugë kryesore janë të bllokuara.
Ministri i Brendshëm, Amit Shah, ka urdhëruar forcat paraushtarake të forcojnë nivelin e sigurisë në kryeqytet, raportojnë mediat lokale.
Fermerët protestues arritën të depërtojnë në sheshin e New Delhit, në mes të kremtimit të Ditës së Republikës.
Demonstruesit, shumë prej tyre me traktorë ose me kalë, u atakuan nga policia, e cila, ndër të tjera, përdori gaz lotsjellës, bën të ditur Hbl, transmeton RTKLive.
Protestat kanë nisur që nga vjeshta e kaluar dhe kanë për qëllim reformat bujqësore, përkatësisht tre ligje të reja mbi prokurimin dhe shitjet.
Fermerët kanë frikë se mos rregullimi i bujqësisë mund të bëjë që ata të mos marrin më çmime minimale të garantuara për produktet e tyre.
Një protestues u vra të martën, ku sipas njoftimit të policisë, ngajrja ka ndodhur aksidentalisht, pasi traktori i tij u përmbys kur vozitësi drejtonte mjetin drejt një postblloku.
Të paktën 86 oficerë policie mendohet të jenë plagosur./RTKLive























