15:47 / 27.01.2021
Suedi: 178 pacientë kanë vdekur nga COVID-19
Deri tani, në Suedi, nga COVID-19 kanë vdekur 11,425 pacientë.
Ndërkohë që 560,472 njerëz janë konfirmuar të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Vetëm dje ky numër ishte 556,289, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.
Siç bëhet e ditur nga Regjistri Suedez të Kujdesit Intensiv 4,736 pacentë me covid-19 janë trajtuar në repartin intensiv, që kur shpërtheu pandemia./RTKLive























