10:10 / 28.01.2021
Astra Zeneca do të prodhojë vaksina në Japoni
Astra Zeneca do të prodhojë 90 milionë doza vaksinash kundër covid-19 në Japoni.
“Ne besojmë se është shumë e rëndësishme të jemi në gjendje të prodhojmë vaksinat brenda vendit”, thotë Katsunobu Kat, zëdhënësi i qeverisë japoneze, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Astra Zeneca po bashkëpunon me kompanitë japoneze Daiichi Sankyo Co dhe JCR Pharmaceuticals Co. për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës.
Japonia ka porositur 120 milionë doza të vaksinës Astra Zeneca, të zhvilluara së bashku me Universitetin e Oksfordit, derisa 30 milionë dozat e tjera do të importohen./RTKLive























