OBSH: Varianti i ri i koronavirusit në 70 vende
BKT
   Bota

OBSH: Varianti i ri i koronavirusit në 70 vende

Varianti i koronavirusit, që u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, është përhapur në 70 vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të mërkurën se një variant i ri i koronavirusit është përhapur në 70 vende, njofton Hbl, trasnsmeton RTKLive.

Javën e kaluar OBSH kishte njoftuar se varianti i ri i koronavirusit ishte përhapur në 60 vende, që do të thotë se brenda një jave ky variant i ri i virusit po përhapet me të shpejtë.

Bëhet e ditur se versioni i ri i virusit u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq një variant tjetër i koronavirusit, i zbuluar së pari në Afrikën e Jugut, ka arritur në 31 vende, derisa varianti i ri i virusit, i zbuluar në Brazil, është përhapur në 8 vende./RTKLive