10:40 / 28.01.2021
Rritje e infeksioneve me variantin e ri të COVID-19 në Francë
Varianti i COVID-19 i zbuluar për herë të parë në Angli, i cili thuhet të ketë një normë më të lartë transmetimi, është gjetur në 10% të rasteve në Francë, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal, raporton Reuters
Attal përsëriti në një intervistë me radion France Inter të Enjten se opsioni i një bllokimi më të rreptë mbeti i hapur për qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron, por ai nuk dha detaje më specifike.
Franca raportoi gati 27,000 raste të reja të konfirmuara të mërkurën, kërcimi i saj më i madh një ditor që nga mesi i nëntorit kur Franca ishte në bllokimin e dytë të plotë, duke treguar se masat aktuale të shtetrrethimit nuk përmbajnë virusin.























