Indonezi, 647 punonjës të shëndetësisë humbin jetën nga COVID-19
Adib Khumaidi, një lider i ekipit në Shoqatën Mjekësore Indoneziane, në një njoftim për media tha se numri përfshin 289 mjekë, 221 infermierë, 84 gjinekologë, 27 dentistë, 15 personel të laboratorit mjekësor dhe 11 farmacistë.
Të paktën 647 punonjës të shëndetësisë i janë nënshtruar koronavirusit të ri (COVID-19) në Indonezi që nga shpërthimi i pandemisë në mars të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Adib Khumaidi, një lider i ekipit në Shoqatën Mjekësore Indoneziane, në një njoftim për media tha se numri përfshin 289 mjekë, 221 infermierë, 84 gjinekologë, 27 dentistë, 15 personel të laboratorit mjekësor dhe 11 farmacistë.
Khumaidi pretendoi se shkalla e vdekjeve në vend për personelin mjekësor është më e larta në Azi dhe midis tre vendeve me numrin më të lartë të vdekjeve bazuar në krahasimin e statistikave të testimeve dhe popullsisë.
"Nga dhjetori i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021 kemi regjistruar 53 vdekje", tha ai, duke ia atribuar numrin e lartë të viktimave aktiviteteve dhe lëvizshmërisë në rritje të njerëzve në kohët e fundit.
Khumaidi tha se situata aktuale e koronavirusit në vend është jashtë kontrollit dhe ende nuk ka arritur kulmin e saj. Ai kërkoi nga qeveria të rrisë kapacitetin e testimit dhe gjurmimit të kontakteve për të diagnostikuar rastet pozitive në komunitet dhe për të thyer zinxhirin e transmetimit.
Deri më tani Indonezia ka raportoi mbi 1 milion raste me COVID-19, përfshirë 28.855 vdekje, që përfaqëson shifrën më të lartë në Azinë Juglindore.
Vendi me mbi 270 milionë banorë, sipas presidentit Joko Widodo, synon të fillojë vaksinimin masiv kundër pandemisë deri në mes të muajit shkurt.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Indonezisë deri më tani ka aprovuar vetëm vaksinën CoronaVac të kompanisë kineze për përdorim urgjent.
Marrëveshjet për blerjen e vaksinave Oxford-AstraZenaca dhe Novavax janë finalizuar, ndërkohë qeveria po ashtu po punon për një marrëveshje për vaksinën Pfizer/BioNTech.























