11:35 / 28.01.2021
Konfiskohen 4.2 ton drogë në Karaibet Franceze
Forcat e armatosura Antila theksuan se janë gjetur 177 pako me kokainë në një anije peshkimi në Oqeanin Atlantik më 17 janar ndërsa 8 persona nga anija u arrestuan.
Zyrtarë të ushtrisë franceze të stacionuara në Martinik dhe Guadalupe të Ishujve Karaibe njoftuan sot se janë konfiskuar rekord 4.2 ton kokainë në ujërat përreth.
Forcat e armatosura Antila theksuan se janë gjetur 177 pako me kokainë në një anije peshkimi në Oqeanin Atlantik më 17 janar ndërsa 8 persona nga anija u arrestuan.
Operacioni u zbatua në bashkëpunim me disa vende, por nuk u shpalos se me kë.























