Biden, në javën e parë të detyrës nënshkroi 43 dekrete zyrtare
Presidenti amerikan, Biden në javën e parë nënshkroi 43 dokumente që do të ndryshojnë politikat e Trumpit, përfshirë edhe dokumente në lidhje me luftën kundër COVID-19.
Joe Biden i cili dha betimin si president i SHBA-ve më 20 janar, hyri në histori si "presidenti që ka nënshkruar më së shumti dokumente zyrtare në javën e parë të detyrës në periudhën e vonshme të vendit" pasi që nënshkroi 43 dokumente zyrtare në javën e parë pasiqë mori detyrën, shkruan Anadolu Agency (AA).
Biden u zgjodh si president i SHBA-ve pas presidentit më të diskutueshëm në vend, Donald Trump. Biden i cili i fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 u ul në postin e presidentin më 20 janar pas ceremonisë së betimit në Washington.
Ai gjatë fushatës së zgjedhjeve theksoi se "do t'i përmirësojmë gabimet e Trumpit". Biden në javën e parë nënshkroi gjithsej 43 dokumente që do të ndryshojnë politikat e Trumpit, përfshirë edhe dokumente në lidhje me luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Biden u bë "presidenti që ka nënshkruar më së shumti dokumente në javën e parë në periudhën e vonshme të vendit".
Ky veprim i Bidenit nga disa qarqe komentohet si " presidenti e filloi detyrën shpejtë" ndërsa Republikanët këtë veprim e përkufizuan se është në kundërshtim me parimin e shtetit "dy partiak".
Në ditën e parë nënshkroi 17 vendime.
Biden, menjëherë pasiqë mbaroi ceremonia e betimit hyri në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë dhe filloi të nënshkruajë tërheqjen e vendimeve të diskutueshme të Trumpit.
Dekreti i parë që nënshkroi Biden ishte vendimi që obligon mbajtjen e maskës në objektet shtetërore dhe objektet tjera për shkak të COVID-19.
Më pas ai nënshkroi dekretin presidencial për pjesëmarrje në Marrëveshjen e Parisit në lidhje me ngrohjen globale të cilën Trump e refuzoi dhe u tërhoq nga kjo marrëveshje.
Biden gjithashtu nënshkroi një dekret për të marrë pjesë përsëri në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) pasi që Trump u tërhoq nga OBSH-ja pas pandemisë së COVID-19.
Biden anuloi një nga vendimet e para të Trumpit
Presidenti Biden nënshkroi edhe dekretin për tërheqjen e vendimit të Trumpit për ndalimin e udhëtimit nga disa shtete me shumicë muslimane.
Ai gjithashtu nënshkroi një dekret për të shkurtuar fondet në murin e ndërtuar në kufirin meksikan, një nga vendimet më të diskutueshme të Trumpit.
Vendimi për anulimin e vendimit të naftësjellësit
Biden nënshkroi vendimin e njëjtë sikur të ish-presidentit Obama në vitin 2015 për anulimin e naftësjellësit Keystone XL, vendim të cilin e lejoi Trump.
Projekti i tubacionit të naftës prej 2.735 kilometrash i cili do të transportojë naftë në rafineritë e Gjirit të Meksikës përmes SHBA-ve, pritej të transferonte 800 mijë fuçi naftë në ditë.
Biden, në ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë nënshkroi 17 vendime.
Në axhendën e ditës së dytë të Biden ishte tema e COVID-19
Biden në ditën e dytë të detyrës nënshkroi 8 dekrete dhe 1 deklaratë në lidhje me luftën kundër pandemisë së COVID-19.
Biden tërhoqi vëmendjen me nënshkrimin e dekreteve në ditën e dytë në lidhje me COVID-19 si, obligimi i mbajtjes së maskës në udhëtimet brenda dhe jashtë vendit, lehtësim i qasjes në trajtim mjekësor, sigurimi i kushteve të nevojshme për hapjen e shkollave e të ngjashme.
Ai nënshkroi edhe një dekret për përdorimin e Rojeve Kombëtare në luftën kundër COVID-19.
Biden në ditën e tretë u përqendrua tek personat me të ardhura të ulëta
Ai nënshkroi 7 vendime në lidhje me grupin më të prekur nga COVID-19 personat me të ardhura të ulëta dhe për punëtorët federalë.
Midis dekreteve të nënshkruara, familjet me të ardhura të ulëta morën përfitime më të shpejta të mbështetjes ekonomike të COVID-19, rritën ndihmën ushqimore për fëmijët e familjeve në nevojë dhe rritën pagën minimale në orë të punëtorëve federalë në 15 dollarë
Biden në ditën e gjashtë mori në shënjestër vendimet e administratës së Trumpit
Në ditën e gjashtë të detyrës më 25 janar, mori hapa për të ndryshuar politikat e Trumpit.
Ai nënshkroi një dekret presidencial që lejon pjesëmarrjen e transseksualëve në ushtri pasiqë Trump e ndaloi këtë.
Më pas Biden nënshkroi një vendim për ndalimin e udhëtimit nga zona Shengen si Britania e Madhe, Irlanda, Afrika e Jugut, Brazili dhe ndalesë për personat që nuk janë shtetas të SHBA-ve.
Trump për shtetet në fjalë më 13 mars 2020 solli ndalesë udhëtimi por para se të largohej nga detyra ai kishte nënshkruar një vendim për lejimin e udhëtimit nga këto vende që do të hynte në fuqi më 26 janar, kurse Biden e tërhoqi vendimin e Trumpit në lidhje me këtë.
Ai në ditën e gjashtë nënshkroi një dekret ku institucionet shtetërore gjatë blerjeve do t'u japin përparësi mallrave amerikane.
Në axhendën e ditës së shtatë të Bidenit ishte "barazia racore"
Biden në ditën e shtatë nënshkroi 4 vendime në lidhje me "barazinë racore" që erdhi në axhendë me vrasjen e afroamerikanit George Floyd nga një polic më 25 maj 2020.
Një nga vendimet e nënshkruara nga Biden urdhëron Ministrinë e Strehimit dhe Zhvillimit Urban të heqë politikat diskriminuese në sistemin federal të strehimit gjithashtu një vendim që urdhëron Departamentin e Drejtësisë që mos të rinovojë kontratat me burgjet private.
Biden i cili nënshkroi një dekret për të përmirësuar marrëdhëniet me shoqëritë amerikane vendase, ai nënshkroi edhe një vendim për të luftuar ksenofobinë kundër aziatiko-amerikanëve.
Në ditën e tetë të detyrës axhenda e tij ishte për "ndryshimet klimatike".
Biden në ditën e tetë të detyrës së tij axhenda e tij ditore ishte "ndryshimet klimatike" ku ai nënshkroi 2 dekrete dhe 1 deklaratë.
Në lidhje me ndryshimet klimatike, Biden nënshkroi një dekret që përcakton se ky problem duhet të trajtohet si brenda dhe jashtë vendit dhe një dekret tjetër për të krijuar një ekip nën emrin "Bordi Këshillimor i Shkencës dhe Teknologjisë i Presidencës" në Shtëpinë e Bardhë.
Biden nënshkroi një deklaratë të titulluar "Integrimi Shkencor dhe Politikë e Bazuar në Prova dhe Rifreskimi i Besimit në Qeveri".
Presidentët e mëparshëm kanë nënshkruar më pakë vendime
Numri i dekreteve të nënshkruara nga Biden në javën e parë është shumë i lartë në krahasim me 3 presidentët e mëparshëm.
Paraardhësi i tij Trump kishte nënshkruar 4 dekrete në javën e parë ndërsa Barack Obama 5 dekrete.
Ndërkaq, paraardhësi i presidentit Obama, George W. Bush nuk kishte nënshkruar asnjë dekret në javën e parë të detyrës.























