14:02 / 28.01.2021
ECDC: Varianti i virusit britanik nuk është më i rrezikshëm për fëmijët
Fëmijët nuk preken rëndë ose nuk janë bartës të mëdhenj të infeksionit, bëhet e ditur nga Autoriteti i BE-së për Kontrollin e Infeksionit.
Kjo vlen si për variantin standard, ashtu edhe për variantin e ri të virusit, njofton Hbl, transmeton RTKLive.
Agjencia e Kontrollit të Sëmundjeve të Bartshme të BE-së hedh poshtë zërat se varianti i ri i Covid-19 do të prekte fëmijët më rëndë sesa virusi i mëparshëm.
Kur Mbretëria e Bashkuar zbuloi variantin e ri të koronavirusit, kishte gjithashtu shqetësim se shëndeti i fëmijëve tani do të jetë më i kërcënuar./RTKLive























