15:46 / 28.01.2021
Zvicër, 1699 infeksione të reja dhe 52 të vdekur nga COVID-19
Zyra Federale zvicerane e Shëndetit Publik ka raportuar sot numrin e rasteve të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, 1699 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 26,638. Shkalla e pozitivitetit është 6.4 për qind. BAG gjithashtu raporton 52 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 94 persona u shtruan në spital.























