Suedi: Sot 95 vdekje nga COVID-19
BKT
   Bota

Suedi: Sot 95 vdekje nga COVID-19

Brenda 24 orëve të fundit njoftohet se 95 raste të vdekjeve janë të shkaktuara nga COVID-19.

Njoftohet se deri më tani numri i vdekjeve nga koronavirusi është 11.520, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

Numri i personave të vaksinuar edhe sot është 216,269. Kjo do të thotë se 2.65 përqind e popullsisë së rritur të Suedisë janë vaksinuar.

Përqindja që ka marrë të dyja dozat është 0.17 përqind, ose 14,248 persona./RTKLive