18:24 / 28.01.2021
Në Francë ka mundësi të shënohen deri në 2 mijë raste të reja
Veran ka thënë se masat kufizuese që janë në këtë shtet kanë bërë që situata të jetë më e menaxhueshme se sa në shtetet tjera sa i përket shfaqjes së rasteve me mutacionin e ri të koronavirusit.
Ai në një konferencë për media ka shtuar se këto masa që janë tani nuk do të mjaftojnë në ndalimi e përhapjes së COVID-19, shkruan Euronews. .
Presidenti i Këshillit Shkencor të Qeverisë së Francës ka thënë ditë më parë se një mbyllje totale e vendit munde të jetë e nevojshme për menaxhimin e situatës me virus.Masa e kufizimit të lëvizjes atje fillon nga ora 18:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit.























