Britania e Madhe mbyll kufijtë me Emiratet e Bashkuara Arabe
BKT
   Bota

Britania e Madhe mbyll kufijtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Britania e Madhe njoftoi sot mbylljen e kufijve për jorezidentët që mbërrijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë Dubain, që është shumë i njohur për turistët, në mënyrë që të shmanget importimi i një varianti të koronavirusit që është shfaqur në Afrikën e Jugut.

Ndalimi, që përfshin gjithashtu Ruandan dhe Burundin, do të hyjë në fuqi që prej të premtes”, theksoi Ministria e Transporteve në një komunikatë, raporton ATSh.

Kjo masë nuk përfshin shtetasit britanikë dhe irlandezë, as personat rezident në Britaninë e Madhe, që duhet të vendosen pas rikthimit në vend në një karantinë 10 ditore.

Fluturimet direkte nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndalohen gjithashtu.