Zjarr në një spital Covid në Rumani, raportohen viktima
BKT
   Bota

Zjarr në një spital Covid në Rumani, raportohen viktima

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një nga spitalet kryesor të Bukureshtit që trajton personat e sëmurë me koronavirus, iu mori jetën 4 pacientëve si dhe shkaktoi dhjetëra të lënduar.

Një ngjarje e ngjashme, 3 muaj më parë shkatërroi një spital tjetër në qytetin verior të Piatra-Neamt dhe shkaktoi 10 viktima, transmeton A2news.

Zëdhënësi i spitalit, Bogdan Toma deklaroi se ndërhyrja në kohë bëri të mundur evakuimin e 120 pacientëve që ndodheshin në spital, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.