Të paktën 6 veta vdiqën në një fabrikë shpendësh në SHBA
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në një aksident, në një fabrikë shpendësh në shtetin e Gjeorgjisë të SHBA-së.
Pesë punëtorë vdiqën në vendin e ngjarjes dhe një në spital, njofton Hs, transmeton RTKLive.
Bëhet e ditur se13 persona u dërguan në spital, katër prej të cilëve u lënduan duke ndihmuar zjarrfikësit që mbërritën për të sanuar gjendjen. Autoritetet thanë se tre të plagosurit ishin në gjendje kritike.
Rreth 130 persona u evakuuan nga objekti në ndërtesën ngjitur të kishës.
Autoritetet thanë se azoti i lëngshëm dilte nga objektet e prodhimit në uzinën e Fondacionit Food Groop në Gainesville.
"Aksidenti tragjik ndodhi në dhjetë të paradites, sipas kohës lokale", tha Nicholas Ancrum, nënkryetari ekzekutiv i kompanisë, në një konferencë shtypi.
"Midis të vdekurve ka njerëz nga ekipet e mirëmbajtjes dhe mbikëqyrjes dhe menaxhimit", theksoi ai.
Shkaku i aksidentit po hetohet./RTKLive






















