Belgjikë, shkon në mbi 700 mijë numri i rasteve me COVID-19
BKT
   Bota

Belgjikë, shkon në mbi 700 mijë numri i rasteve me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Belgjikë, një nga vendet më të prekura nga pandemia, numri mesatar i rasteve të reja në ditë u rrit në 2.210 në javën midis 19 dhe 25 janarit.

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë u rrit në 702.437.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Belgjikë, një nga vendet më të prekura nga pandemia, numri mesatar i rasteve të reja në ditë u rrit në 2.210 në javën midis 19 dhe 25 janarit.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave si pasojë e virusit ka arritur në 20.982.

Po ashtu, 1.817 pacientë po trajtohen në spitale për shkak të sëmundjes, ndërsa 323 prej tyre gjenden në njësitë e kujdesit intensiv.

Në valën e dytë në tetor, Belgjika regjistronte mbi 15 mijë raste në ditë, kurse numri u ul në 1.500 me masat e marra nga qeveria.

Ndërkaq, rastet ditore përsëri kanë shkuar në mbi 2 mijë gjatë dy javëve të fundit.