Shpëtohen 6 marinarë ukrainas nga piratët
BKT
   Bota

Shpëtohen 6 marinarë ukrainas nga piratët

Presidenti ukrainas shprehu mirënjohje për diplomatët ukrainas dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për lirimin e marinarëve.

Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky njoftoi lirimin e gjashtë marinarëve ukrainas të rrëmbyer më parë nga piratët në ujërat territoriale të Nigerisë.

Zelensky shprehu mirënjohje për diplomatët ukrainas dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në lirimin e marinarëve.

"Qytetarët tanë janë të sigurt dhe ne presim që shpejt të kthehen në atdheun e tyre", shkroi Zelensky në Instagram.

Një ekuipazh prej tetë personash, përfshirë gjashtë ukrainas, u rrëmbyen më 16 dhjetor, kur piratët sulmuan anijen Stevia në brigjet e Nigerisë.