9 murgesha të kampusit humbin jetën brenda dy javëve nga koronavirusi
BKT
   Bota

9 murgesha të kampusit humbin jetën brenda dy javëve nga koronavirusi

Nëntë murgesha kanë humbur jetën në kampusin Motherhouse të Motrave Dominikane në Michigan. Deri para 20 dhjetorit, kampusi nuk regjistronte asnjë të infektuar ndërsa tashmë 48 nga 217 banorët e tij rezultuan pozitivë.

“Ne kaluam nëntë muaj duke mbajtur koronavirusin larg. Krejt para Krishtlindjeve, ai u fut brenda,” tha Motra Patricia Siemen për CNN.

Nëntë motrat vdiqën midis 11 dhe 26 janarit dhe shumica e tyre ishin tashmë në rrezik të lartë për shkak të moshës dhe problemeve të tjera shëndetësore.