Danimarka ka vetëm 5.8 milionë banorë, ka siguruar 24.8 milionë vaksina
BKT
   Bota

Danimarka ka vetëm 5.8 milionë banorë, ka siguruar 24.8 milionë vaksina

Edhe pse përbëhet nga 5.8 milionë banorë, Danimarka ka porositur rreth 24.8 milionë doza vaksinash kundër COVID-19, pra rreth 4 herë më shumë sa numri i saj i popullsisë.

Sipas mediave të huaja Danimarka po i siguron vaksinat nga disa firma barnash, ku mund të përmendim, AstraZeneca, Sanofi-GSK, Johnson&Johnson, BioNTech/ Pfizer, CureVac dhe Moderna.

Gjithashtu më tej thuhet se Danimarka ka mundësinë për të siguruar doza vaksinash për tre milionë njerëz të tjerë, nëse konsumon sasinë e siguruar.