Me Covid pas dozës së dytë të vaksinës
Para pak ditësh, një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Stephen Lynch, nga shteti i Masaçusetsit, mësoi se ishte pozitiv me koronavirus.
Në të vërtetë, Lynch, mori dy doza të vaksinës "Pfeizer/BioNTech" dhe ishte negativ në provën para betimit të presidentit Joe Biden.
“Stephen Lynch mori një rezultat pozitiv, pasi u testua në fillim të kësaj jave”, tha zëdhënësja e tij, Molly Rose Tarpy. Ajo shtoi se Lynch do të izolohet, edhe pse nuk ka asnjë simptomë të koronavirusit, raporton ‘CBS neës’.
Por si shpjegohet që senatori amerikan rezultoi poitiv edhe pse i kishe marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid?
Sipas shtypit amerikan, Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), tha se duhen disa javë pas vaksinimit që trupi të fitojë imunitet, që do të thotë se një person mund të ekspozohet ndaj virusit para ose pas vaksinës dhe të sëmuret me COVID-19./noa.al/























