Finlandë: 244 raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

Finlandë: 244 raste të reja me COVID-19

Deri më tani janë raportuar afro 45,482 rastesh të infektuar me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë.

Instituti për Shëndetësi dhe Mirëqenie njofton se niveli i infeksionit është në rënie, nofton Hbl, transmeton RTKLive.

Kështu, sot në Finlandë janë evidentuar 244 rastesh të reja të koronavirusit, raporton Instituti për Shëndetësi dhe Mirëqenie.

Tutje, po sipas këtij instituti, bëhet e ditur se në Helsinki janë evidentuar 56 raste, 8 raste në Vaasa dhe 21 raste në Turku.

Ndërkaq në Jyväskylä janë mbyllur lokale rinore, ngase në javën e kaluar janë infektuar 228 veta.

Siç bëjnë të ditur institucionet vendore, këto lokale rinore do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 shkurt./RTKLive