SHBA regjistron mbi 130 mijë raste të reja me COVID-19
BKT
   Bota

SHBA regjistron mbi 130 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA vazhdon me shifra të larta të infeksioneve ditore me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 130,759 infeksione të reja me COVID-19 dhe 1,881 vdekje të lidhura me virusin të hënën, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Totali kombëtar tani qëndron në 26,317,623 raste të konfirmuara dhe 443,355 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.