Suedi: 224 të vdekur nga covid-19
BKT
   Bota

Suedi: 224 të vdekur nga covid-19

Njoftohet se në Suedi deri më tani 11,815 njerëz kanë vdekur dhe mbi 576.606 njerëz janë infektuar me covid-19, që nga fillimi i pandemisë.

Bëhet e ditur se të premten, ky numër ishte mbi 576.606 njerëz janë infektuar me covid-19 në Suedi që nga fillimi i pandemisë.

Siç raportohet nga mediet suedeze, të premten, ky numër ishte 566.957, që shënon një rritje prej 9,649 rastesh. Prej tyre 4,819 kanë marrë kujdes intensiv për covid-19 që nga fillimi i pandemisë, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

Tani për tani, 240 persona me covid-19 janë duke u kujdesur në njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë vendin, sipas regjistrit suedez të kujdesit intensiv.

Dje ai numër ishte 246, që shënon një rënie për 6 raste, ndërsa 256.978 njerëz deri më tani kanë marrë një dozë të vaksinës covid-19.

Bëhet e ditur se 28,279 njerëz kanë marrë nga dy doza vaksine./RTKLive