Finlandë, THL: Dy milionë qytetarë do të vaksinohen deri në fund të prillit
BKT
   Bota

Finlandë, THL: Dy milionë qytetarë do të vaksinohen deri në fund të prillit

Kështu ka deklarauar THL, përmes një statistike të përpiluar nga Komisioni Kombëtar Finlandez i Ekspertëve të Vaksinimit, ku rekomandohet që vaksina e koronavirusit Astra Zeneca të përdoret për njerëzit nën moshën 70 vjeçare, tani për tani.

Sipas vlerësimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL), rreth dy milionë finlandezë do të mund të marrin, të paktën, një dozë të vaksinës koronavirus deri në fund të prillit, njofton Hs, transmeton RTKLive.

Mia Kontio, ekspertja kryesore e THL, prezantoi llogaritjet në konferencën për shtyp për vaksinat e koronavirusit.

"Vlerësimi është bërë me shumë kujdes," tha Kontio. Sipas regjistrit të vaksinave të THL-së, rreth 174,000 doza vaksinash ishin dhënë deri të mërkurën.

Shumica e këtyre janë dozat e para. Rreth 54,000 njerëz mbi moshën 70 vjeçare kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Vaksinat e koronavirusit, të përdorura në Finlandë, kërkojnë dy doza vaksinash. Grupi Kombëtar i Ekspertëve të Vaksinimit (KRAR), i themeluar nga THL, rekomandon që intervali i dozimit për të gjitha vaksinat koronare, që përdoren në Finlandë, të zgjatet në 12 javë, ose 84 ditë.

Arsyeja është situata aktuale e pandemisë./RTKLive