Dezinformimi rus për vaksinat perëndimore kundër COVID-19
BKT
   Bota

Dezinformimi rus për vaksinat perëndimore kundër COVID-19

Vaksina "Sputnik V" kundër COVID-19, shikuar nga Kremlini është zhvilluar si një ofensivë ideologjike.

Aktualisht Kremlini është i zënë me përdorimin e kanaleve diplomatike, medieve të kontrolluara nga shteti dhe rrjetet alternative për të shpërndarë “epërsitë” e vaksinës.

Që nga fillimi i vitit, mesazhi mediatik ështëforcuar ndjeshëm. Promovimi i vaksinës “Sputnik V” nuk është i mjaftueshëm, prandaj një interpretim vulgar dhe mashtrues karshi vaksinave të tjera,veçanërisht e atyre perëndimore si Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Astra/Zeneca tani po shfaqet haptazi. Pra, fushata kundër Pfizer/BioNTech po ushqehet me gjysmë të vërteta.

Në anë tjetër, çdo kritikë qëbëhet në drejtim të “Sputnik V” hidhet poshtë si një reagim kundër Rusisë dhe portretizohet si një “luftë e vaksinave” të zhvilluara nga Perëndimi.

Vlen të përmendet heshtja ndaj vaksinave të zhvilluara nga Kina. Në krahasim me fushat e tjera, ku Rusia promovon hapur marrëdhëniet e saj me Kinën, duket sikur markat kineze të vaksinave si “Sinovac” ose “Sinopharm” mbahen larg fokusit.

Për mediet pro-Kremlin, fillimi i vitit 2021 tashmë ka sjellë atë që mungonte vitin e kaluar: një ofensivë e plotë me një egërsi ideologjike.

Është një ofensivë e njëanshme. E rëndësishme është se kjo retorikë po bëhet nga “shitoret” pro-Kremlin dhe po transmetohet botërisht, ndërsa kjo retorikë nuk po kthehet nga qeveritë dhe kompanitëe vendeve perëndimore, veçanërisht nga ato që janë prodhuese të vaksinave kundër COVID-19.

“Fusha e betejës” është përqendruarnë Ukrainë, Gjeorgji, Moldavi dhe Armeni të cilat ofrojnë medie lehtësisht të qasshme. Në një masë më të vogël në Azerbajxhan dhe Bjellorusi, ku kontrolli i medieve ështënga qeveritë.

Lojtarët kryesorë janë mediet shtetërore ruse, të tilla si kanali televiziv Rossiya 1, Rossiya 24, RIA Novosti dhe platforma multimediale Sputnik, si mjet kryesor për të arritur audiencën në më shumë se 20 gjuhë të huaja.

Platformat e medieve sociale janë gjithashtu të angazhuara për të promovuar rreziqet e vaksinës Pfizer/BioNTech. Gjatë muajit nëntor 2020, shkrimet negative u rritën për vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.

Narrativet pro-Kremlin

"Vaksina 'Sputnik V' është e para, është plotësisht efektive dhe pa efekte anësore"

"'Sputnik V' është një sukses botëror"

"Shumë vende në botë po blejnë ose interesohen për 'Sputnik V', përfshirë vendet anëtare të BE-së dhe SHBA"

"Perëndimi (SHBA dhe BE) po bëjnë presion mbi qeveritë në të gjithë botën që të mos blejnë ose përdorin 'Sputnik V'"

"Situata në Evropë është vështirësuar nga bllokimet, penguar nga burokracia e BE-së dhe programet e ngadalta kombëtare të vaksinimit"

Mos u bë tradhtar!

Në Rusi diskutimi mbi efektet anësore të "Sputnik V" ose shpejtësia në shpërndarjen e programit kombëtar të vaksinimit, vitin e kaluar ishte i pranishëm në mediet kryesore. Sidoqoftë, çdo kritikë ndaj programit ishte e kufizuar në platformat më të vogla të opozitës si, Novaya Gazeta ose duke dalë në media jashtë Rusisë, si në Meduza që gjendet në Letoni.

Që prej Vitit të Ri, diskutimi po bëhet mbi bazën ideologjike. Pro ose kundër sistemit dhe autoriteteve, jo në masën që është pro ose kundër Putinit. Ekziston skepticizëm i konsiderueshëm në mesin e publikut rus ndaj vaksinimit, sondazhet tregojnë se 60 për qind e tyre nuk duan të vaksinohen.

Në të gjitha vendet ish-Sovjetike, dezinformimi pro-Kremlinit priret të kopjojë të njëjtat narrativë si në mediet kryesore ruse, por me disa ndryshime. Dy narrativët më të spikatur promovojnë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës "Sputnik V", ndërsa denigrojnë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave perëndimore, në veçanti të asaj Pfizer/BioNTech.