17:21 / 03.02.2021
Çeki, me COVID-19 janë infektuar mbi një milion persona
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9.057 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 1.003.657.
Në Çeki me koronavirusin e ri (COVID-19) janë infektuar më shumë se një milion person.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë vend me 10.7 milionë banorë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9.057 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 1.003.657.
Në vendin ku kohën e fundit numri i rasteve sërish është në rritje, numri i të vdekurve është rritur për 76 dhe gjithsej 16.683 kanë humbur jetën nga COVID-19.
Në Çeki nga 2 shkurti janë vaksinuar 280.066 persona.























