Gove kërkesë BE-së për zgjatjen e periudhave të tranzicionit postBrexit
BKT
   Bota

Gove kërkesë BE-së për zgjatjen e periudhave të tranzicionit postBrexit

Ministri i Kabinetit britanik, Michael Gove i kërkoi sot Bashkimit Europian një zgjatje të periudhës së tranzicionit postBrexit për supermarketet në Irlandën e Veriut deri në janar 2023.

“Një minimum hapash janë të nevojshëm për të stabilizuar një situatë të brishtë politike në Irlandën e Veriut”, tha ai në një letër drejtuar zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Maros Sefcovic.

Supermarketet në Irlandën e Veriut tashmë janë prekur nga mungesat e lidhura me pengesat e reja burokratike për mallrat që mbërrijnë nga BM.

Periudha aktuale e tranzicionit përshkruan më pak kontrolle.

Gove kërkoi, gjithashtu, një zgjatje të periudhës së tranzicionit për shpërndarjen e pakove dhe produkteve të ilaçeve për të njëjtin kornizë kohore.

BE nxiti një zemërimin ndërkombëtar javën e kaluar, kur propozoi një klauzolë urgjente në Protokollin e Irlandës Veriore për të bërë të mundur kontrollet në kufirin Irlandez gjatë zbatimit të regjistrit të saj të ri të eksportit të vaksinave.

Pas reagimit nga Dublini, Belfasti dhe Londra, BE u tërhoq shpejt nga ky propozim./atsh